Futbolli bjellorus i kundërvihet Lukashenkos

Futbolli bjellorus nuk ka më frikë nga presidenti autoritar i vendit Alexandr Lukashenko, që është një admirues i flaktë i hokejit në akull. Futbollistë e trajnerë kanë dalë në mbrojtje të popullsisë duke kundërshtuar represionin e dhunshëm të manifestimeve paszgjedhore

‘Refuzoj të përfaqësoj skuadrën kombëtare përsa kohë ekziston regjimi Lukashenko-shkruan në profilin e tij në Instagramm, Ilia Shkurin, sulmuesi i CSKA së Moskës. Në moshën 20 vjecare Shkurin identifikohet me mijëra bashkëmoshatarë bjellorusë që kanë dalë në rrugë këtë javë në Minsk e qytete të tjes për të denoncuar mashtrimet në zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit, ku Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dekretoi fitoren e presidentit aktual Lukashenko me 80% të votave.

Policia kontribuoi në valën e solidaritetit të futbollit kombëtar me protestat pasi arrestoi gjatë kësaj jave sulmuesin e BATE Borisov Anton Saroka pasi mori pjesë në manifestimet e mbajtura në kryeqytetin bjellorus. 28 vjecari u arrestua në 11 gusht  dhe u dënua me 7 ditë burg, ku organizata të të drejtave të njeriut kanë denoncuar raste të shumta të abuzimit dhe torturës

Po kështi edhe trajneri i CSKA Moskë, Viktor Goncharenko që dikur ka drejtuar BATE, ka dalë kundër Lukashenkos duke e cilësuar si të papranueshme atë që po ndodh në Bjellorusi. Por në mbështetjeve të protestave në Bjellorusi janë bashkuar edhe tifozë rusë e sidomos ata të CSKA së Moskës ku luan Shkurin me këta të fundit që janë dëgjuar të këndojnë himnin e opozitës bjelloruse ‘Zhivie Belarus!’(Rroftë Bjellorusia)  pikërisht në momentin kur Shkurin shënoi golin e fitores në ndeshjen kundër Tambov. Për këtë arsye, sipas medias ruse, tifozë të CSKA u dënuan nga policia dhe mund të dënohen me përjashtim nga stadiumi për një kohë të pacaktuar

Sfidanti.al