Futbolli anglez në zi; ndërron jetë ish portieri I Chelseat, Peter Bonetti

Futbolli anglez është në zi. U nda nga jeta në moshën 78 vjecare, Peter Bonetti, ish portieri I Chelsea dhe përfaqësueses angleze në vitet 60-70. Bonetti që ishte me origjinë italiane ndërroi jetë pas një sëmundje të gjatë. Laj,I u bë I ditur nga vetë Chelsea që e përkufizoi si superyllin e viteve 60-70 dhe një ndër futbollistët më të mëdhenj të klubit të të gjitha kohërave.

Peter Bonetti është pjesë e skuadrës përfaqësuese angleze që fitoi Botërprom më vitin 1966, por nuk mundi të luajë pasi kishte përpara legjendën Gordon Banks. Në total ai ka mundur të regjistrojë 7 ndeshje me Tre Luanët duke luajtur në sfidën e humbur në cerekfinale të Kupës së Botës të 1970 kundër Gjermanisë Perëndimore.

Me fanelën e Chelseat është aktivizuar në 729 ndeshje duke fituar një FA Cup në 1970. ‘Pozicioni I Peter Bonettit në panteonin e futbollistëve të Chelseat është I paprekshëm-lexohet ndër të tjerat në komunikatën e Chelseat-të gjithë në klub duan të japin ngushëllimet më të ndjera familjes dhe miqve të Peter’

Sfidanti.al