Fushatë në rrjetet sociale; tifozët e Liverpool duan Gerrard në skuadër për trofeun e titullit

Me 24 fitore në 25 ndeshje, Liverpooli po I afrohet me hapa gjigandë drejt tiotullit në Premier League teksa ka krijuar një diferencë prej 22 pikësh me Manchester City dhe për të festuat në mënyrën më të mirë të mundshme një trofe që në Anfield mungon që nga 1990, disa tifozë të The Reds në rrjetet sociale hodhën një ide vërtet të cmendur; Liverpooli të firmosë me Steven Gerrard për 5 ndeshjet e fundit të kampionatit.

Po përse 5 ndeshje? Sepse në këtë mënhyrë, Gerrard  do të jetë aktivizuar mjaftueshëm për t’u konsideruar pjesë e skuadrës së Liverpoolit dhe kështu mund të ngrejë trofeun e Premier League në ndeshjen e fundit në Anfield të sezonit, një trofe që nëse nuk do të ndodhë cudia e madhe, do të shkojë në duart e te besuarve të Klopp

Ëndrra për t’I dhuruat ish kapitenit të The Reds të vetmin titull që I mungon në palmaresin e tij ku janë Champions League, Kupa UEFA, Superkupa Evropiane, FA Cup, Kupa e Ligës dhe Charity Shield, po e bën tashmë xhiron e botës në rrjetet sociale, edhe për faktin se rrëshkitja e Gerrard në ndeshjen me Chelsean që I kushtoi titullin Liverpoolit është ende një plagë e hapur në mendjen e tifozëve

Por për t’u bashkuar me Liverpoolin, ‘Captain Fantastic’ do të duhet të lërë detyrën e tij në Skoci, gjë që dikush e quan mëse të realizueshme nëse kampionati skocez I ka zgjidhur dilemat. Mbetet vetëm të kuptohet se cfarë mendojnë Klopp, që ende nuk është shprehur në lidhje me këtë histori e sidomos kapiteni Henderson të cilit s’do t’I vijë aspak keq që të ketë detyrën për të ngritur trofeun e kampionit të Anglisë në Anfield pas 30 vitesh

Sfidanti.al