Fushata e reduktimeve të pagave; Sporting Lisbonë skuadra e radhës

Bota sportive vijon me marrjen e masave për të përballuar sa më mirë humbjet financiare që po shkakton coronavirusi duke qenë se janë ndërprerë të gjitha kompeticioneve. Shumë prej klubeve më të rëndësishme në kontinentin evropian e kanë ndërmarrë këtë masë dhe atyre tani u bashkohet edhe klubi I Sportingut të Lisbonës

Sipas medias portugeze, futbollistët e Sportingut të Lisbonës pranuan uljen e pagës së tyre me 40% për 3 muajt e ardhshëm pikërisht për shkak të pandemisë. Ndërsa drejtuesit e klubit, po sipas medias portugeze kanë vendosur të përgjysmojnë pagat e tyre.

Sportingu I Lisbonës është I pari nga tre klubet kryesore të futbollit portuhez që bën të ditur akordin e arritur me futbollistët për reduktimin e pagave në tentative për të minimizuar sa më shumë pasojat financiare të Covid-19.

Sfidanti.al