Frank De Boer: Nuk jam me Covid-19, por ndoshta do preferoja ta kisha

Frank De Boer, trajneri I Atlanta United në MLS, zbuloi se kishte shfaqur simptomat e coronavirusit, por pa qenë pozitiv në testet për këtë virus. Por ish trajneri I Ajaxit dhe Interit shkoi më tej duke hedhur një tezë që shkon shumë larg.

‘Duke parë se si asistenti im ashtu edhe trajneri I portierëve nuk ishin mire, vendosëm të bënim testin dhe unë rezultova negative. Ndoshta do të kisha preferuar që të isha pozitib, kështu që tani do të isha I shëruar dhe imun’

Fjalë këto që ngrenë diskutime, kjo edhe për faktin se për momentin nuk është vërtetuar akoma se personat e prekur dhe të shëruar nga coronavirusi kanë fituar imunitet nga një prekje e re e mundshme nga Covid-19.

Në intervistën e tij, De Boer foli edhe për rinisjen e eventeve futbollistike në SHBA.

‘Këtu jemi në fillimin e kampionatit që do të zgjasë deri në tetor-vijoi De Boer-pastaj një muaj janë ndeshjet e playoffit. Fakt është që këtu ka më pak presion mbi kalendarin dhe sfidat e playoffit mund të organizohen ndryshe, ndoshta duke vënë përballë ekipet e së njëjtës konferencë në Lindje dhe Perëndim duke evituar udhëtimet nga njëra anë e vendit në tjetrin’.

Sfidanti.al