Francë, Ligue 1 do të rinisë me 5000 tifozë në stadium

I vetmi kampionat  nga 5 ligat më të rëndësishme që e mbylli përpara kohe sezonin, Ligue 1, po mendon të rifitojë terren dhe të bëhet kampionati i parë që i hap dyert e stadiumeve për publikun. Në fundjavën e 22 gushtit do të nisë sezoni 2020/21 dhe duke parë dobësimin e coronavirusit në vend, qeveria franceze ka fiksuar numrin maksimal prej 5000 tifozësh për t’u lejuar në stadium, një shifër kjo që vlen si për eventet sportive ashtu edhe ato kulturore.

Një shifër kjo që sipas ministres  së sporteve Roxana Maracineanu do të rishihet.

‘Sigurisht që do të punojmë dhe përsa kohë kushtet sanitare do të na e lejojnë numri I tifozëve në stadium do të rritet-tha Maracineanu teksa iu përgjigj dëshirës së presidentit të Federatës Franceze të Futbollit, Noël Le Graët që kërkoi një numër më të madh personash në Stade de France për finalen e Kupës së Francës.

Sfidanti.al