Formacioni ideal i UEFA për 2018; dominon Reali i Madridit

UEFA zyrtarizon formacionin ideal të vitit 2018 që është përcaktuar nga votimet e tifozëve në faqen e saj zyrtare. padyshim skuadra që dominon në këtë formacion është Reali i Madridit, kampioni i Evropës dhe i botës. ‘Los Blancos’ përfaqësohen te ekipi ideal i UEFA nga 4 futbollistë, 2 janë nga Barcelona dhe Celsi, ndërsa Liverpuli, Paris Sën Zhermen dhe Juventus kanë nga 1 futbollist secili në këtë formacion

Formacioni ideal i UEFA përbëhet nga Ter Shtegen në portë; Ramos, Van Dajk, Varan dhe Marselo në mbrojtje; Modric, Kante dhe Hazard në mesfushë dhe Mbape, Mesi e Ronaldo në sulm. Futbpollisti që mori më shumë vota në faqen e UEFA ishte pikërisht Luka Modric me 115 440 vota. pas tij në vendin e dytë dhe të tretë u renditën Kristiano Ronaldo me 108 423 vota e Lionel Mesi me 107 326 vota.

Votimi i formacionit të UEFA nisi në 10 dhjetor të 2018 dhe në total u akumuluan 1 milionë e 853 mijë e 973 preferenca. Tifozët duhet të përcaktonin formacionin e tyre duke zgjedhur mes 50 futbollistëve të përcaktuar nga UEFA duke u bazuar te paraqitjet e tyre me klubin apo kombëtaren e tyre respektive gjatë vitit 2018.

sfidanti.al