Flet agjenti I Guardiolës: Asnjë klub nuk ka kërkuar informacione për të, është mirë te Mancester Siti

Zërat për një largim të Pep Guardiolës nga Mancester Siti në fund te sezonit vazhdojnë të qarkullojnë në media teksa janë ngritur hipoteza edhe për një transferim të tij në Itali në të ardhmen, ndërkohë që një mundësi konkrete  është edhe kthimi I mundshëm I katalanasit te Bajerni I Mynihut.

Ai që ka folur në lidhje metë gjithë këtë histori ishte agjenti I trajnerit të kampionëve të Anglisë, Josep Maria Orbitg që në një intervistë për Goal dhe Spox mohoi të gjitha zërat duke konfirmuar se Guardiola ndihet mirë te Mancester Siti.

‘Në futboll asgjë nuk është e sigurt, por kam folur me Pep javën e kaluar dhe gjithcka është si më parë; ai te Mancester Siti është mirë ashtu sikurse edhe në qytet-tha Orobitg-Guardiola ka me klubin një kontratë deri në vitin 2021, përvec medias, askush tjetër nuk më ka kërkuar informacione për të’

Sfidanti.al