Fjalë pafund; Real-Hazard tani do të bëhet realitet?

Duket se kalimi i Eden hazard te Reali i Madridit do të bëhet realitet për të konfirmuar zërat që po qarkullojnë prej muajsh. Është e përditshmja ‘Marca’ ajo që flet për këtë transferim të belgut te Los Blancos teksa thekson se futbollisti tashmë e ka arritur akordin me Realin e Madridit dhe pritet vetëm firma e tij në kontratën e re.

Zinedin Zidane ishte ai që në mënyrë indirekte konfirmoi operacionin e klubit merenges, ose të paktën kështu u interpretuan deklaratat e tij teksa the se për cështjen hazard do të flitet në fund të sezonit ose në fillimin e atij të ardhshëm.

Chelsea është dënuar me bllokim të merkatos së transferimeve, por sipas Marca ky fakt duket se nuk përbën ndonjë problem të madh. Drejtuesit e Bluve të Londrës janë të ndërgjegjshëm për dëshirën e Hazard për të luajtur me fanelën e Realit të Madridit dhe duket se kanë vendosur që të mos e pengojnë në ambicien e tij. tani cështja qëndron te shifrat e këtij operacioni, detajet e së cilës, në fakt nuk janë bërë të ditura nga e përditshmja e njohur spanjolle.

sfidanti.al