Fitoi Covid; Italia, pa Immobile e Mancinin ndaj Polonisë

Kombëtarja italiane ashtu sikurse edhe pjesa tjetër e botës do të duhet të bëjë llogaritë me Covid-19 duke nisur që nga trajneri e deri te qendërsulmuesi. Roberto Mancini është ende pozitiv me Covid dhe nuk do të jetë në stol. Po kështu nuk është parashikuar që t’i bashkohet skuadrës as Ciro Immobile për përballjen me Poloninë që do të luhet në Reggio Emilia, por shpresohet që  futbollisti të jetë në përballjen me Bosnjen.

Ndërkaq, për fat të mirë, Belotti duket se e ka marrë veten dhe pritet të marrë vendin në qendër të sulmit të Të Kaltërve ndaj polakëve. Me largimin nga grumbullimi të Kean dhe Pellegrinit, që u zëvendësuan nga Okaka, alternativa për sulmuesin e Torinos është Lasagna që ishte titullar në ndeshjen me Estoninë.

Një tjetër mundësi është skema e lojës me qendërsulmues fals, rol që mund ta luajë Berardi që gjithsesi e ka të sigurt vendin në krahun e repartit të sulmit, ose Bernardeschi që e ka provuar të luajë këtë rol me Mancinin në pankinë. Ndërkaq, në këtë moment është e vështirë të mendohet se Bonucci është rikuperuar, kështu që dyshja e qendrës së mbrojtjes do të formohet nga Acerbi e Romagnoli(nëse milanisti nuk do t’ia dalë mbanë, në dispozicion janë Di Lorenzo ose Bastoni si alternative), me Florenzin dhe Emerson në krahë.

Ndërkaq, edhe Gagliardini që ditën e premte nuk u stërvit me skuadrën u largua nga grumbullimi i Të Kaltërve.

Sfidanti.al