Filip Lam ,meriton të shpallet njeriu nr.1 i futbollit gjerman?

Kapiteni i brezit kampion të Gjermanisë i Botërorit 2014, Filip Lam, është kandidati më serioz për president të federatës gjermane të futbollit, pasi presidenti aktual i kësaj federate, Rajnhard Grindel, dha dorëheqjen, për shkak të manipulimeve financiare që pretendohet se ai ka kryer.
Në këto kushte, kandidat kryesor për të zënë vendin më të rëndësishëm në futbollin gjerman është Lami 35-vjeçar.
Filip Lam hoqi dorë nga futbolli aktiv në maj 2017 dhe ai u caktua ambasador i kandidaturës së Gjermanisë si vend mikpritës eventual i Evropianit 2024. Në fakt, sapo ai la futbollin si lojtar, Lamit iu propozua vendi i drejtorit sportiv të Bajernit të Mynihut, por ai nuk pranoi, sepse në klubin bavarez nuk dëgjohet askush tjetër, veç Uli Hënesit.
Sfidanti.al