FIFA, presidenti Infantino propozohet si anëtar I IOC

Xhani Infantino mund të jetë pjesë e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Presidenti I këtij institucioni Tomas Bah,m ka propozuar që kreu I qeverisë së futbollit botëror FIFA të bëhet anëtar I IOC së bashku me presidentin e Komitetit Olimpik Japonez Jasuhito Jamashuta dhe presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Tenisit, David Hagerti.

Zgjedhja e 3 anëtarëve të rinj të IOC do të bëhet në 10 janar gjatë një mbledhje të Komitetit Olimpik që do të zhvillohet në Lozanë të Zvicrës.

‘Të tre këta kandidatë do të sjellin eksperiencën e tyre që do të jetë shumë e vlefshme për IOC-u shpreh Bah.

Të 3 këta kandidatë që nëse nuk do të mndodhë asgjë e cuditshme do të zgjidhen, u propozuan nga Komisioni I Zgjedhjeve të IOC pasi kaluan kontrollin e Komisionit të Etikës së këtij institucioni.

Sfidanti.al