FIFA, presidenti Infantino hetohet në Zvicër

Në Zvicër është hapur një hetim për presidentin e FIFA, Gianni Infantino me Prokurorin e Përgjithshëm, Stefan Keller që e ka nisur procedimin penal ndaj kreut të qeverisë së futbollit botëror për abuzim me autoritetin, dhunim të sekretit zyrtar. Njoftimi për hapjen e hetimeve ndaj Infantinos u bë menjëherë pas dorëheqjes së prokurorit zviceran, Michael Lauber, I akuzuar për administrimin e cështjes FIFAGate.

Lauber që ishte përgjegjes në hetimet e skandalit të FIFA dhe Gianni Infantino janë takuar jo formalisht disa herë në 2016 dhe 2017 duke bërë që të ngrihen dyshime për një bashkëpunim të mundshëm.

Sfidanti.al