FIFA parashikon mbi 5 miliardë Euro të ardhura deri në 2022

FIFA u ka bërë të ditur të gjitha federatave të saj të ardhurat që parashikohen për për periudhën 2019-2022 dhe që do të prezantohen në kongresin e 70 të saj që do të zhvillohet me videokonferencë në 18 shtator. Mësohet se në këtë kongres, FIFA mendon të deklarojë parashikimin e 5 miliardë Eurove . Pjesa më e madhe e të ardhurave parashikohen të jenë nga Botërori I Katarin që do të zhvillojhet në dimrin e 2022, dicka që ndodh për herë të parë në histori. Në këtë rast FIFA parashikon të arkëtojë pak më shumë se 1.4 miliardë Euro.

Po kështu të ardhura të rëndësishme, FIFA mendon se do të marrë nga Kupa e Botës e futbollit të femrave që ishte parashikuar në 2020 dhe që u shty për në 2021. Në këtë aspekt shifra e të ardhurave është 133 milionë Euro. Formati I Botërorit të Klubeve që do të luhet ne dimrin e 2021 parashikohet të sjellë 86 milionë Euro. Ai që të bën përshtyje është niveli I të ardhurave nga turnetë e futbollit të të rinjve që parashikohet 195 milionë Euro

Sfidanti.al