FIFA lejon lojtarët të ndërrojnë kombëtaret, por “burgu” mbetet!

Dera do të jetë e hapur, por vetëm pjesërisht, edhe pse do të ketë më shumë liri sesa më parë. FIFA vendosi t’u jepte një mundësi të dytë lojtarëve që duan të ndërrojnë ekipin kombëtar, edhe pse në bazë të disa rregullave të forta. Së pari, lojtari duhet ta ketë pasaportën e vendit që dëshiron të përfaqësojë, ndonëse kjo nuk është gjë shumë e vështirë. Së dyti, lojtari nuk duhet të ketë qenë më shumë se 21 vjeç kur të ketë luajtur ndeshjen e fundit me kombëtaren që po lë. Për më tepër, duhet të ketë luajtur 3 ndeshje me atë kombëtare, dhe kushti më i vështirë është që duhet të kenë kaluar 3 vjet nga ndeshja e fundit zyrtare me kombëtaren “e vjetër” që të pranohet për të shkuar në kombëtaren e re.

Sfidanti.al