Festa e tifozëve nën akuzë, Liverpool: E papranueshme

‘E papranueshme!’. Liverpool nëpërmjet një komunikatë për shtyp, kritikoi sjelljen e tifiozëve të tij që në mesnatën mes të premtes dhe të shtunës, festuan titullin e The Reds në Premier League pas 30 vitesh pritjeje duke injoruar distancimin social dhe duke rrezikuar sigurinë publike pavarësisht apelit të bërë nga vetë klubi dhe policia për rrezikun ende ekzistues të Covid 19

‘rreziku për një pik të dytë të Covid-19 ekziston akoma-lexohet në komunikatën e përbashkët të skuadrës së saposhpallur kampione të Anglisë, te këshillit Bashkiak e departamentit të policisë së zonës-duhet të punojmë së bashku për t’u siguruar që puna e bërë gjatë periudhës së kufizimit të mos shkojë dëm. Kur të jenë kushtet e sigurisë  do të punojmë së bashku për të organizuar një paradë për të festuar të gjithë së bashku fitoren. Deri në atë moment, siguria e qytetit, njerëzve vazhdon të jetë prioriteti ynë kryesor’.

sfidanti.al