Fabregas-Monaco; zyrtarizimi vjen nga…Alvaro Morata

Cesk Fabregas mmbyll aventurën e tij me Celsin për të kaluar te Monako ku e pret një mik i vjetër, tierri Henri. Lajmi për këtë transferim ende nuk është zyrtarizuar, megjithatë është dikush që konfirmon lamtumirën e spanjollit 31 vjecar nga Blutë e Londrës dhe bëhet fjalë për sulmuesin Alvaro Morata që shfrytëzoi rrjetin e tij Instagram për t’i thënë lamtumirën bashkëkombasit dhe mikut të tij.

‘Nuk e di se sa do ta ndjej mungesën tënde dhe të familjes tënde-shkruante Morata në postimin e tij-të falenderoj me gjithë zemër që na ndihmove. Të falenderoj të gjithë momentet e bukura që përjetuam dhe të uroj fat në atë cfarë do të bësh në të ardhmen’

Cesk Fabregasit iu rezervua një përshëndetje shumë e ngrohtë nga tifozët në ndeshjen e së shtunës në Stamford brixh ndaj Notingemit për Kupën e Anglisë, pavarësisht penalltisë së humbur në pjesën e parë, ndërkohë që ishte Morata ai që i preu biletën Celsit për në raundin e katërt të kompeticionit me dy golat e tij duke iu përgjigjur në këtë mënyrë kritikave të bëra ditë më parë nga xhanfranko Zola

sfidanti.al