FA Cup, Eric Dier, 4 ndeshje pezullim për zënkën me një tifoz

Futbollisti i Tottenhamit, Eric Dier u skualifikua me 4 ndeshje nga autoritetet e futbollit anglez pasi shkoi në shkallët e stadiumit për t’u grinder me një tifoz, pas humbjes së skuadrës së tij në ndeshjen e Kupës së Anglisë me penallti kundër Norwichit në muajin maj.

Në atë sfidë, Dier iu drejtua një zone të fushës  përballë tribunës ku ndodheshin vëllai i vogël dhe familja e tij. Një tifoz e kishte fyer verbalisht Dier, kështu që ky i fundit shkoi tek ai pasi pa që edhe vëllai i tij u kap me atë tifoz. Futbollisti i Tottenhamit u dënua për sjellje kërcënuese dhe u gjobit edhe me 50 mijë Paund.

Sfidanti.al