Evran e dënuan, apo ndezën  ofertat që po pasojnë njëra-tjetrën!

Shikojeni ne foto, prape nuk ka frike nga gjesti kung fu me të cilin godet frikshem! Mbrojtësi me përvojë, Patris Evra (36 vjeç), u dënua, ditët e fundit, që të mos luajë shtatë muaj me Olimpikun e Marsejës, pasi ai goditi me shkelm një tifoz. Sikurse është njoftuar, tanimë, ky mbrojtës i shkëlqyer, para ndeshjes së Ligës së Evropës me Vitoria Guimareshin, goditi, sipas stilit Kung Fu, me shkelm në kokë një tifoz të ekipit të vet dhe, shumë shpejt, ky veprim i tij i rëndë u ndëshkua që të mos luajë, sikurse thamë më lart, deri në fund të qershorit 2018.

Por pavarësisht nga dënimi dhe mosha e tij e madhe, Evra ka në plan që të luajë edhe disa vite të tjera, konfirmoi agjenti i tij, Federiko Pastorelo, që thotë se një numër i madh klubesh ka filluar, që tani të kërkojë shërbimet e këtij lojtari francez. “Patrisi e di se ka gabuar, por kariera e tij, në asnjë mënyrë, nuk do të përfundojë në këtë mënyrë. Megjithëse është 36 vjeç, ai, momentalisht, është më i përgatitur fizikisht sesa, madje, para pesë ose gjashtë vitesh! Deri tani, mua më kanë kontaktuar shumë klube që e duan atë në radhët e veta”, tha agjenti i tij. Evra, gjatë karrierës së tij, ka luajtur me Nicën, Monakon, Mançester Junajtidin dhe Juventusin.

Sfidanti.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *