UEFA dënon Crvena Zvezdën, tribuna bosh e 56 000 euro gjobë

Për shkak të mangësive në organizimin e ndeshjes kundër Këlnit në fazën e grupeve të Ligës së Evropës (LE), Crvena Zvezda është dënuar me kusht me mbylljen njerës prej tribunave gjatë dy viteve dhe me një gjobë financiare prej 56 000 eurosh.

Komisioni Disiplinor i UEFA-s ka nisur procedurën përkatëse kundër Zvezdës, duke qenë se tifozët e saj kanë përdorur mjete piroteknike, kanë hedhur sende të forta në fushë dhe kanë bllokuar hyrje-daljet e stadiumit.

Ndërkohë, klubi beogradas pret edhe një dënim tjetër, për shkak të mangësive në ndeshjen kundër CSKA-së së Moskës në Beograd, në ndeshjen e parë të fazës 1/16 të finaleve të LE-së.

Sfidanti.al