Trazirat në Londër, Arsenali e Këlni në shënjestrën e UEFA

Trazirat e shfaqura në Londër nga tifozët e Këlnit në prag të ndeshjes me Arsenalin në Europa League që sollën edhe shtyrjen  e ndeshjes me 60 minuta nuk e kanë lënë indidferente UEFA. Qeveria e futbollit Evropian bëri të ditur se tashmë ka nisur hetimet si për Këlnin  ashtu edhe për Arsenalin. Për skuadrën gjermane rëndojnë 4 akuza; e prishjes së rendit, hedhjes se fishekzjarreve, sendeve të forta dhe shkaktim dëmesh materiale, ndërsa në drejtim të Arsenalit është ngritur akuza e bllokimit të hyrjes në sektorin e tifozerisë mike në stadium. Sipas medias britanike në Londër rezultuan se ishin të pranishëm 20 mijë tifozë gjermanë, ndërsa në dispozicion të klubit të Këlnit ishin dhënë 2900 bileta. Çështja e trazirave në Londër do të diskutohet në Komisionin e disiplinës së UEFA në 21 shtator nga ku do të merret edhe një vendim.

sfidanti.al