S’ka gola magjikë për Ibrën dhe shfaqet si i ..fortë

Sulmuesi i Man. Junajted,  Ibrahimoviç, nuk do të dënohet nga UEFA për kapjen për fyti të mbrojtësit Simon Kjaer në ndeshjen kundër Fenerbahçes në Ligën e Europës.

Suedezi u konfrontua me danezin, i cili tentoi të bllokojë Ibrën për rivënien e shpejtë anësore.

Ibrahimoviç nuk u dënua nga gjyqtari, duke rritur zërat se 35-vjeçari do të dënohej nga UEFA pas përfundimit të takimit, por gjyqtari i katërt ishte shumë afër në momentin e incidentit dhe nuk mori masa. Kjo do të thotë se Ibra është me fat pas një gjesti që zbulon nervat e tendosura…