Roma peshkon Lionin, kurse Spaleti..frikën nga kualitetet

Roma do të përballet me Lyonin në 1/8 e Europa League, kundërshtar shumë i rrezikshëm sipas Spaletit.

Trajneri i Romës, Luciano Spaletti, mendon se shorti mund të kishte qenë më i mirë për ta, por duhet të pranojnë edhe Lyonin dhe të fokusohen maksimalisht në këto dy ndeshje, që i ka konsideruar si shumë të vështira.

“Është short i vështirë, por duhet të pranojmë këtë. Këto dy ndeshje do të zhvillohen në një moment shumë të rëndësishëm të sezonit, andaj duhet të jemi të kujdesshëm”, tha ai.

“Lyon ka lojtar të fortë, të mirë individualisht dhe me shumë kualitete. Lacazette dhe Tolisso janë top lojtarë, ashtu si tanët. Duhet të bëjmë lojën tonë, duhet të jemi Roma”, shtoi Spaletti, duke treguar se nuk do të ndërrojë asgjë kundër një skuadre me sulm të frikshëm siç është Lyon