Napoli, fyerje raciste ndaj Kulibali në Londër, Arsenali nis hetimet

Kalidu Kulibali bëhet sërish protagonist i një episodi racizmi. Arsenali, që mbrëmjen e së enjtes fitoi në Emirates ndaj Napolit 2-0 në ndeshjen e parë cerekfinale të Europa League, ka hapur hetimet për të gjetur identitetin e një tifozi që publikoi në rrjetet sociale një video kundër mbrojtësit të skuadrës italiane të cilin e përkufizoi ‘nigger’

Sipas të përditshmes britanike ‘The Guardian’ video u postua në Snapchat dhe ishte e gjatë 15 sekona me tifozin londinez që përdorte fyerje me sfond racial kundrejt Kulibalisë.

‘Kemi një sjellje tolerancë zero; kushdo që sillet në këtë mënyrë nuk do të lejohet të ndjelë më ndeshjet tona-thekson Arsenal në një komunikatë për shtyp-dënojmë totalisht përdorimin e kësaj gjuhe raciste dhe kemi nisur hetimet tona për gjetjen e identitetit të fajtorit. Kush sillet në këtë mënyrë nuk është i mirëpritur te Arsenali’

sfidanti.al