Ibra e Fabregas? Prisni, Milani ka edhe ide të tjera!

Një nga drejtorët kryesorë të Milanit, Paolo Maldini, vuri në dukje se ka shumë mundësi që në këtë klub të transferohet Zllatan Ibrahimoviçi dhe Cesk Fabregasi, madje që janarin e ardhshëm.

“Ju po më pyesni për Ibrahimoviçin dhe Fabregasin? Ne kemi edhe disa ide të tjera. Ne synojmë që të dalim midis katër ekipeve më të mirë gjatë këtij sezoni. Sigurisht që ne do të përpiqemi të sjellim  përforcime të reja, por, sidoqoftë, ne jemi të kënaqur me ekipin që kemi momentalisht në dispozicion”, vuri në dukje Maldini.

Milani, tani për tani, ndodhet në vendin e 4-të në tabelën e klasifikimit të Serisë A dhe synon që përmes Ligës së Kampioneve të kthehet edhe një herë tjetër në majjën e futbollit evropian, por që ta arrijë këtë, atij i duhen emra të mëdhenj si përforcime të reja.

Thuhet se Ibrahimoviçi do ta nënshkruajë së shpejti kontratën me Milanin, kurse për Fabregasin do të duhet që të fillojnë bisedimet.

Sfidanti.al