Historike, finale angleze edhe në Ligën e Europës: Arsenal-Çelsi

Ajo që nuk kishte ndodhur kurrë, u bë realitet. Pas Championsit, edhe Liga e Europës do t’i ketë të dyja skuadrat finalist nga Anglia. Në duelin për trofe do të jenë në fushë Arsenali dhe Çelsi, pasi londinezët kaluan edhe pengesat e fundit, ato gjysmëfinale. “Topçinjtë” eleminuan me madhështi Valencian e fortë, duke e mundur edhe në shtëpi, pasi e thyen në duelin e parë.

Sukses 4-2, për rezultatin e përgjithshëm 7-3, ku Pjer-Emerik Obamejang realizoi një tregolësh.  Kevin Gameiro kaloi vendasit në epërsi në 11’, por Obamejang u përgjigh në 17’. Sulmuesi tjetër, Lakazetë, realizoi të dytin në 50’ për ekipin e Unai Emerit, Gameiroi barazoi në 58’, por Obamejang u përgjigj me dy gola të tjerë në 69’ e 88’. Një hakmarrje londineze për finalen e Kupës së Kupave humbur me Valencian në 1980.

Në gjysmëfinalen tjetër, ekuilibri ishte shumë më i madh. Çelsi dhe Ajntrahti i Frankfurtit shkuan tek penalltitë, pas të cilave, blutë e Londrës u kualifikuan me shifrat 4-3. Ndeshja përfundoi 1-1 (ashtu si e para në Gjermani), me golat e Ruben Loftus-Çikut për vendasit dhe Luka Joviçit për miqtë. Kaq, edhe shtesat, dhe u deshën 11-metërshat.  Dy trajnerët, Emeri dhe Mauricio Sarri, do të përpiqen të fitojnë Ligën e Europës, për të siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve, ndonëse kjo vlen për Arsenalin, sepse Çelsi e ka arritur nëpërmjet Premier Ligës.  Në finalen e Championsit, ndërkaq, do të luajnë Liverpuli me Çelsin.

Sfidanti.al