Heroi i Partizanit – Toshiç: “Ja kushtoj golin vajzës sime të vogël”

Mbas ndeshjes së fortë më Skënderbuen e Korçës që Partizani i Beogradit e fitoi 2-0, Zoran Toshiçi, heroi i vërtetë i kësaj ndeshjeje, deklaroi: “Mbas një kohe të gjatë, e provova sesi është të luash në një stadium të mbushur plot me tifozë dhe jam, me të vërtetë, shumë i gëzuar. Ne luajtëm me grintë dhe në mënyrë burrërore, pasi, duke luajtur kështu, mund të krijohen shanset për gol”, vuri në dukje ai, duke shtuar më poshtë:

“Goli që shënova nga goditja e lirë, nuk ishte i rastësishëm, pasi unë stërvitëm shumë për gjuajtje të tilla në seancat stërvitore dhe, vazhdimisht, përparoj në këtë drejtim”. Toshiçi që, para pak kohësh, u bë baba për herë të tretë, tha se golin kundër Skëderbeut ai ia kushtonte vajzës së vogël që ishte bërë anëtare e re e familjes së tij. “Jam shumë i lumtur për golin  që shënova dhe unë ia kushtoi atë vajzës simë të vogël, Petra”, tha ai.

Sfidanti.al