Coronavirus, burime të UEFA: Inter-Ludogorets do të luhet

Interi nuk e zhvilloi ndeshjen me Sampdorian këtë të diel pasi u shty për shkak të Coronavirusit, megjithatë për zikaltrit u shfaq një tjetër problem. Të enjten është në program sfida e Europa League me Ludogorets në Milano dhe dyshimet për zhvillimin e kësaj ndeshjeje padyshim që u ngritën. Por një burim I UEFA tha për ANSA se ndeshja do të zhvillohet normalisht, me dyer të mbyllura ose në një fushë neutral.

Të gjitha mundësitë do të studiohen me vënmendje duke qenë edhe se një shtyrje e mundshme do të kërkojë gjetjen e një date tjetër për zhvillimin e ndeshjes, dicka që është shumë e vështire duke parë edhe kalendarin e ngjeshur të Interit, ndërkohë që 1/8 e finaleve do të luhen në 12 dhe 19 mars. Kështu që përshtypja është se kjo përballje do të luhet. UEFA bën të ditur se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet italiane edhe për të qetësuar klubin bullgar të Ludogorets që nga ana e tij ka kërkuar sqarime formale.

Sfidanti.al