Pse nuk e njihni arrogancen e tij..

Ishte e pamundur për të qepur gojën, kështu reagimi i suedezit, Simon Kjaer pritej natyrshëm. Gjesti i Zllatan Ibrahimoviç në ndeshjen Fernebaçe-Mançester Junajted ka bërë xhiron e botës dhe ka merituar nofkën “ të lë pa frymë kur i mungojnë golat” Mbrojtësi turk, që ka përjetuar mbytjen, ka thënë: “ Nuk arrita t’i dëgjoja ato që ai tha, por e di mjaft mirë se nuk ishin fjalë të dashura”- tregon ish-futbollisti qëndrës me Palermon dhe Romën.

“Ky është Ibra që kam njohur – nuk ndalet Kjaer- Pse cili nuk e ka njohur akoma arrogancën e tij dhe brutalitetin në gjeste. Ne jemi vetëm futbollistë dhe nuk duhet ta marrim kaq shumë seriozisht, siç bën ai. Fundja është një argëtim.  Nuk është hera e parë që ai demonstron një sjellje të tillë”.