A mund të ketë trajneri këtë fytyrë, edhe kur fiton 3-0? Murinjo, po!

Zhoze Murinjo shkoi me hapa të ngadalshëm drejt tunelit të “Old Trafordit” dhe në koridorin drejt dhomës së zhveshjes. Ishte pushimi i ndeshjes ndaj Sent Etienit, dhe siç e kishte zakon gjithnjë, trajneri portugez priti që e gjithë skuadra të hynte brenda, që  dera të mbyllej, dhe pas një momenti përqëndrimi në vetvete, shpërtheu. Në Angli, ai e quajnë “tharje e flokëve”, sipas traditës së shpërthimeve të Sër Aleks Fergusonit në të njëjtën dhomë zhveshjeje disa vjet më parë.

“Ju po fitoni 1-0, por ju  nuk po luani mirë, – tha me zë të vendosur trajneri i Mançester Junajtidit, – Sent Etieni mund të na kishte shënuar gol që përpara, dhe nëse nuk ndryshoni në pjesën e dytë, do ta kemi punën keq”. Ndeshja e parë e të tetave të finaleve në Ligën e Kampionëve përfundoi 3-0 me të tre golat e shënuar nga Zllatan Ibrahimoviç, dhe mesa u duk, qortimi i ashpër i Murinjos bëri punë.

“Nuk isha aspak i lumtur, – shpjegoi ai në konferencën për shtyp, – përpara ndeshjes, dhoma jonë e zhveshjes ishte shumë e zhurmshme, me shumë humor dhe shkujdesje. Disa nga djemtë vërtet që nuk ishin të përqëndruar tek ndeshja, ndërsa gabimi i parë ishte një pasim i gabuar prapa tek sulmuesi kundërshtar”. Atë pasim e dha Erik Bejli, ndonëse Murinjo nuk e përmendi me emër. “Ishte shumë e vështirë, madje e pata të vështirë edhe të jepja udhëzime nga vija anësore, – vazhdoi ai, – nëse nuk kemi përqëndrim, nuk mund të fitojmë”.

Sfidanti.almou