Espanjoli thumbon “provokatorin” Pike: Jo gjithçka blihet me para!

Para disa ditësh, Zherar Pike i Barcelonës bëri një provokim ofendues kundër rivalit më të madh të qytetit, Espanjolit, duke theksuar ai ka më shumë para në bankë sesa i gjithë ky klub. Por, Espanjoli, “pa e lënë topin që të binte në tokë”, reagoi menjëherë:
“Ne kemi tifozët tanë, ne kemi një ekip lojtarësh që japin gjithѯka nga vetja në çdo ndeshje, ne kemi një histori 119-vjeçare, ne kemi akademinë tonë, ne kemi respekt për të gjithë rivalët, ne kemi një zemër bardheblu, ne kemi vlera dhe ne kemi diçka që nuk blihet me para”.