Është zyrtare; Barcelona nuk do të bëjë blerje në janar

Barcelona nuk do të bëjë më asnjë tentativë për të sjellë në Camp Nou një sulmues gjatë sesionit dimëror të merkatos. Lajmi që kishte filluar të qarkullojë më parë në media, u konfimua nga Drejtori I Marrëdhënieve Institucionale të Barcelonës, Guillermo Amor.

‘Po, në fund kështu u vendos-tha Amor-u vendos që të mos bëhen blerje tani. Nëse nuk arrijmë të përmirësojmë atë që kemi, atëherë ajo që kemi është më e mira’

Barcelona vendosi që të mos bëjë më lëvizje si ajo e vitit të kaluar me Kevin Prince Boateng kështu që preferuan që të mbajnë skuadrën aktuale që do të thotë se pa Luis Suarez të operuar, peshën e sulmit do ta mbajnë Messi e Griezmann të cilëve do t’u bashkohen edhe Ansu Fati e Dembele.

Sfidanti.al