Është konfirmuar; ja si janë vazot 1 dhe 2 të Ligës së Kampioneve

Eliminimi i Benficës në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Kampioneve ka bërë që të përcaktohen vazot 1 dhe 2 të shortit të fazës së grupeve të këtij kompeticionit që do të hidhet në 1 tetor në Nyon të Zvicrës.

Reali i Madridit si kampion i La Ligës dhe Sevilla si skuadra fituese e Europa League do të jenë në vazon 1 ku do të përfshihen edhe kampionët në fuqi të Evropës dhe të Gjermanisë, Bayern si dhe Liverpool, Juventus, PSG, Zenit dhe Porto kampionët e ligave në Angli, Itali, Francë, Rusi e Portugali. Skuadrat e vazos së parë nuk do të  përballen me njëra-tjetrën në fazën  grupeve të Ligës së Kampioneve

Përsa i përket vazos 2, janë skuadrat me koeficentët më të lartë të UEFA. Në këtë vazo janë Barcelona, Atletico Madrid të cilave do t’u bashkohen Manchester City, Manchester United, Shakhtar, Dortmund, Chelsea dhe Ajax.

Sfidanti.al