Eriksen, lind ideja për kthimin te Tottenham…nëse Alli shkon në Paris

Christian Eriksen do të kthehet në shtëpi? Nga një sugjestion po lind një ide e merkatos; ajo e kthimit të danezit te Tottenham ku mund të zëvendësojë Dele Alli, i cili ka zbritur në vendet e fundit në preferencat e Mourinhos dhe që si destinacion mund të ketë Paris Saint Germaini ku sapo mbërriti Mauricio Pochettino, ai që e aktivizoi te Tottenhami.

Me fjalë të tjera bëhet fjalë për historinë e trajnerëve të duhur, sepse nëse në Milano, Antonio Conte nuk e sheh Eriksen në skemat e tij, te Tottenhami, Mourinho do të vlerësonte jo pak aftësitë e tij në lojën me top dhe do t’I jepte hapësirën që për momentin ai nuk e ka.

E njëjta situatë është edhe për Dele Alli me Pochettinon që të Paris Saint Germain kërkon një mesfushor dhe do të vlerësonte aftësitë e anglezit. Një skenar i tillë do t’i zgjidhte një problem Interit që në këtë mënyrë do të clirohej nga një kontratë e majme, megjithatë për momentinm bëhet fjalë vetëm për një sondazh.

Sfidanti.a