Ëndrra ambicioze e Beckham: Dua të sjell Messin e Ronaldon në Miami

David Beckham ka marrë gjithnjë më të mirën nga jeta dhe kjo nuk mund të mohohet. Kështu që është e lehtë të imagjinioher se për të asgjë nuk është e pamundur, madje edhe në rolin e tij si president e pronar i Inter Miami në MLS. Objektivi i tij është shumë ambiciozl; të sjellë në SHBA dhe skuadrën e tij 2 futbollistët më të fortë dhe më ikonë të 15 viteve të fundit, Cristiano Ronaldo e Messi

‘Në Miami tifozët duan të shohin yjet dhe në fakt ne kemi në skuadër lojtarë si Higuain e Matuidi-tha Beckham për The Sun-por duam të kemi në radhët tona ndonjë emër tjetër të madh, Futbollistët duhet të kenë stimujt e duhur për skuadrën, të kenë akoma ambicie dhe dëshirë për të fituar. Messi e Ronaldo kanë qenë në catinë e botës në 15 vitet e fundit dhe Miami ka një apel të fortë. Ata përfaqësojnë tipin e futbollistëve që duam të sjellim këtu.

Sfidanti.al