Emri i Hazard lakohet sërish, belgu: Po nuk rinovova me Celsin, do të largohem

Eden Hazard vazhdon të jetë protagonist i zërave të merkatos së transferimeve. Emri i mesfushorit të përfaqësueses belge është shkruar në listën e dëshirave të Realit të Madridit i cili e kërkon prej kohësh dhe Hazard nuk e ka përjashtuar mundësinë që kyu transferim të ndodhë gjatë muajve të verës dhe këtë e bëri gjatë një intervistë të dhënë për televizioni francez Canal+.

‘Në janar do të jem ende me kontratën aktuale që skadon pas një viti-tha Hazard në intervistën e tij-por nëse nuk do ta rinovoj atë, atëherë transferimi im është mëse i mundur. Mund të ndodhë verën e ardhshme, por mund edhe të mbyll karrierën time sportive te Chelsea’

Eden Hazard në intervistën e tij pranoi se drejtuesit e Paris Sën Zhermenit hynë në kontakt me të për të blerë kartonin e tij, por shtoi se ai nuk ishte i interesuar për t’u transferuar te kampionët e Francës dhe se do të kthehet në Ligue 1, nëse kjo do të ndodhë në të ardhmen, vetëm për t’u bashkuar me skuadrën e Lilë.

sfidanti.al