Emre Can, zyrtarisht te Dortmundi, cfarë lehtësimi për futbollistinm

Emre Can është zyrtarisht futbollist i Borussias së Dortmundit. Klubi gjerman ka bërë të ditur lajmin e transferimit të mesfushorit gjerman te verdhezinjtë bnga Juventusi, një lëvizje kjo që plotëson parabolën e futbollistit që shihet si një lehtësim nga ana e tij duke qenë se nga një element kyc i bardheznjvë ai u shndërrua në një peshë për kampionët e Italisë

Nga ky transferim i Emre Can te Borussia Dortmund, Juventus arkëton 30 milionë Euro duke siguruar një pluvalencë nga shitja e kartonit të gjermanit të cilin e mori me parametra zero duke paguar vetëm detyrimet e tjera prej 16 milionë Eurosh. Por jo vetëm kaq, Juventus kursen edhe nga paga e tij që është 5 milionë Euro neto në sezon.

‘Dua të falenderoj të gjithë te Juventusi për mbështetjen e tyre-shkruante në një postim në Twitter Emre Can-dua të falenderoj shokët e skuadrës,stafin dhe të gjithë ata që kanë punuar në prapaskenë. Ishte një nder për mua të përfaqësoj këtë klub të madh dhe do të mbaj gjithnjë kujtimet më të bukura në zemrën time. Faleminderit shumë.Forza Juve!’.

sfidanti.al