Ekipi superideal që nuk do ta shkelë barin e fushës në Botëror!

Kampionati botëror që do të mbahet në Rusi, do të jetë një nga eventet më të parë në historinë e transmetimeve futbollistike të botës. Përfaqësueset pjesëmarrëse në Botëror kanë disa javë që kanë filluar përgatitjet serioze para fillimit të tij më 14 qershor. Sikurse dihet, në këtë Botëror do të marrin pjesë 32 ekipe të ndarë në tetë grupe.

Por, sidoqoftë, ka diçka, për të cilën tifozëve, anekënd botës, u vjen shumë keq, pasi në këtë kampionat botëror nuk do të marrin pjesë yje të tillë, si Bufon, Bejl, Ikardi, Sançez, etj. Më poshtë, ne po sjellim ekipin superideal që nuk do ta shkelin barin në fushat e stadiumeve të Rusisë:

Portier: Xhanluixhi Bufon

Mbrojtës: Dani Alvesh, Virxhil Van Dajk, Markos Alonso, Loren Koshçelni

Mesfushorë: Raxha Naingolan, Arturo Vidal, Leroj Sane, Garet Bejl

Sulmues: Mauro Ikardi, Aleksis Sançez.

Sfidanti.al