Efekti Coronavirus, Marotta: I shqetësuar për të ardhmen, gjithcka mund të ishte administruar më mirë

Juventus-Inter I parashikuar të luhej të dielën është shtyrë për shkak të emergjencës Coronavirus dhe ky vendim është komentuar nga një prej drejtuesve të Interit, Beppe Marotta.

‘Vendimi është marrë nga Lega Calcio-tha Marotta-si qytetar them se situata është emergjente, duhet të kemi respekt për mbrojtjen e shëndetit. Por si drejtues klubi jam I shqetësuar. Nëse bllokimi I kampionatit do të zgjasë deri në 8 mars, si do të administrojmë Atalanta-Lazio dhe Inter-Sassuolo? Gjithcka mund të ishte administruar më mirë. Ne si Inter kërkuam mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit në mënyrë urgjente. Duhet të ruajmë ekuilibrin dhe kompetitivitetin e kampionatit tonë’.

Marotta nuk e fsheh aspak shqetësimin për kalendarin vërtet të ngjeshur.

‘Sot jemi përballë një futbolli me shumë impenjime dhe tashmë lojtarët profesionistë janë nën një stres të madh-vijoi Marotta-hapësirat dhe ditët në dispozicion janë vërtet shumë pak. Duhet riparë futbolli. Ndeshjet zyrtare janë shumë, duhet bërë një reflektim për këtë. Reduktimi I numrit të skuadrave në Serie A mund të jetë një zgjidhje, unë personalisht jam për një kampionat me 18 ekipe’.

Sfidanti.al