Edhe presidenti i FIFA-s, Infantino,  akuzohet për korrupsion!

Një skandal i madh po vërtitet rreth emrit të presidentit të FIFA-s, Xhani Infantino, që, kur mori detyrën e re, premtoi transparencë dhe shkëputje të plotë nga praktikat kriminale të parardhësait të tij, Sep Blater, por, sikurse duket… Në Turqi, ditët e fundit, janë publikuar disa dokumente për një letërkëmbim mes UEFA-s dhe federatës turke të futbollit të vitit 2011, kur Xhani ishte sekretar i përgjithshëm i “shtëpisë” evropiane të futbollit. Del se, në atë rast, ai e ndihmoi Fenerbahçen që ajo të shpëtonte dhe të mos përjashtohej nga kampionati turk, për shkak të lidhjes së këtij ekipi me një skandal fiksimi paraprak të ndeshjeve, ku ishin përfshirë 36 futbollistë.

Fenerbahçja, atë vit, fitoi titullin e kampionit të vendit, një pikë para Trabzonsporit, por, më pas, për shkak të skandalit, ajo u nxor para gjykatës sportive së arbitrazhit të Nionit që vendosi se Feneri të mos merrte pjesë dy sezone në konkurrimet evropaine, por, një vit më pas, dënimi u anulua dhe, kështu, ekipi turk më popullor nuk luajti vetëm një sezon në Evropë dhe nuk u zbrit në ligën e tretë, sikurse e parashikon rregullorja e UEFA-s, kur korrupsioni provohet me fakte. Atëkohë, Infantino realizoi një letërkëmbim me presidentin e atëhershm të  federatës turke, Mehmet Ajdanler, që, aktualisht, ndodhet në burg. Klubi i Trabzonsporit, tani, po bëhet gati që ta hedhë çështjen në fjalë në gjyq, duke akuzuar se ish-sekretari i përgjithshëm i UEFA-s dhe presidenti aktual i FIFA-s ka marrë një shumë të madhe parash që të mundësonte kompromisin që u arrit, atëkohë.

Sfidanti.al