E zbulon ‘Football Leaks’, Pol Pogba ka pagë 10 milionë Euro në vit

10 milionë Euro, kjo është shifra që përfiton Pol Pogba nga kontrata me Mancester Junajtid. Është ‘Football Leaks’ ajo që zbulon gjithcka dhe kjo ka shtyrë median spanjolle të bëjë një krahasim me pagat e futbollistëve të Realit të Madridit, duke qenë se klubi merenges ka shfaqur sërish interesin për blerjen e mesfushorit spanjoll.

Sipas të përditshmes AS, rezulton se me pagën prej 10 milionë Euro në sezon, Pol Pogba do të ishte futbollisti i tretë më i paguar i Realit të Madridit nëse do të ishte në radhët e ‘Los Blancos’, pas Garet Bejl që paguhet me 14 milionë Euro në sezon dhe Serhio Ramos me 11 milionë Euro në sezon.

Për të vijuar me teorinë e AS, Pogba rezulton se ka të njëjtën nivel page si fituesi i Topit të Artë, Luka Modric dhe sulmuesi francez, Karim Benzema. Por gjërat do të ndryshojnë për mirë për Pogba që do të ketë një pagë akoma më të lartë nëse transferohet te madrilenët. por në këtë pikë, ata që do të vendosin janë trajneri Zidan e sidomos Mino Raiola me këtë të fundit që ka përfituar 48 milionë euro vetëm nga kalimi i Pogbasë te Mancester Junajtid.

sfidanti.al