E vërteta e mister Blazheviç: Shukeri nuk më do në Moskë!

Brezi i kryesuar nga trajneri i njohur kroat, Miroslav Çiro Blazheviç, zuri vendin e tretë në kampionatin botëror të vitit 1998, por suksesi i tanishëm i përfaqësues kroate që kryesohet nga trajneri i ri, Zllatko Daliç, e kaloi atë arritje, pasi Kroacia do të mund të dalë, të paktën, nënkampione e botës.
Në prag të finales kundër Francës, Daliçi dhe futbollistët e tij kanë paralajmëruar se do të ftojnë Blazheviçin dhe “të zjarrrtët” e tij legjendarë në Mosë, por, sikurse duket, trajneri i dikurshëm i Kroacisë, Blazheviç, nuk do të jetë i pranishëm në stadiumin “Lluzhnjiki”. “Ky është një gjest i bukur i Daliçit, por unë ndërkohë e di se Shukeri (presidenti aktual i federatës kroate të futbollit dhe pjesëtar i përfaqësueses kroate në fvitin 1998), të cilin unë, sidoqoftë, e konsideroj si birin tim, nuk do që të më shoh në Moskë dhe unë nuk do të shkoj që të ngatërrohem nëpër këmbë. Unë nuk do të shkoj, por me të gjithë zemrën time jam me përfaqësuesen tonë”, vuri në dukje trajneri legjendar kroat Çiro.