E vërteta e Emerson: Te Çelsi të gjithë kanë frikë nga ikja e Hazarit

Mbrojtësi i Çelsit, Emerson Palmieri, në një intervistë në “Skaj Sports”, midis të tjerave, duke folur për situatën në këtë klub londinez, tha se të gjithë në klub kanë frikë nga një largim eventual i Eden Hazarit që është futbollisti më i mirë në ekip dhe ka meritën kryesore që “blutë” e Londrës ndodhen midis ekipeve që kryesojnë Premier Ligën.
Kthimi i Zinedin Zidanes në krye të Realit të Madridit i ka nxitur edhe më shumë spekulimet se Hazari do të mund të shpërngulet verën e ardhshme për në “Santiago Bernabe”.
Komentin e tij lidhur me këtë çështje bëri edhe Emerson Palmieri:
“Çdo ditë ditë që kalon, tregon sesa i rëndësishëm është Hazari për neve. Ne në ekip kemi lojtarë cilësore, por Hazari ndodhet në një nivel më të lartë, ai është ndër më të mirët në botë. Unë vetë nuk e besoj se ai do të largohet, por nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë. Si tifozët, ashtu edhe ne në klub jemi të shqetësuar se mos ai vendos që të largohet, por sidoqoftë ne shpresojmë se ai do të qëndrojë”.
Sfidanti.al