E thotë ‘Transfermarkt’; vlera e Nejmar pëson rënie për herë të parë

Vlera në merkaton e transferimeve të Nejmar  pëson rënie për herë të parë në 11 vjet të karrierës deri tani të sulmuesit Brazilian. Ajo që e thotë këtë është portal prestigjioz I specializuar në këtë aspekt, ‘Transfermarkt’. Nejmar filloi të shfaqet në sistemin e vlerave të merkatos së ‘Transfermarkt’ në shkurt të 2009, një muaj përpara debutimit të tij me Santos.

Në atë kohë ai ishte 17 vjec dhe vlera e merkatos ishte vetëm 1 milion Euro. Në atë moment flitej shumë për interesin e klubeve të mëdha spanjolle me Nejmar që konsiderohej si Peleja I ri. Që nga ai moment, vlera në merkato e tij u shumëfishua ndërkohë që karriera e tij po ecte mirë. Në 2013 kur u transferua te Barcelona, vlera e tij ishte 50 milionë, shumë më e ulët se shifra që pagoi në të vërtetë klubi katalanas. Sukseset e arritura te blaugrana e shumëfishuan  sërish vlerën e tij duke e bërë Nejmarin atë që është sot.

Pas 4 vitesh në 2017, përpara se të transferohej te Paris Sën Zhermeni, vlera e Nejmarit shkoi në 100 milionë Euro, edhe në këtë rast vlera e tij ishte shumë më e ulët nga ajo që pagoi Paris Sën Zhermeni për të, 222 milionë Euro. Po atë vit, braziliani e rriti vlerën e tij në 180 milionë Euro, që e ka mbajtur seri më sot. Por pas përditësimit të bërë në muajin dhjetor, Transfermarkt e ka ulur cmimin e tij deri në 160 milionë Euro. Edhe pse bëhet fjalë vetëm për një vlerësim, shifrat e publikuara janë një lloj pasqyrimi I momentit që po jeton futbollisti dhe rendimentit të tij në fushën e lojës.

Sfidanti.al