E thotë studimi: Ronaldo ka imunitet ndaj presionit, Nejmar jo

Kristiano Ronaldo ka imunitet ndaj presionit. Ky është përfundimi i arritur nga studimi i kryer nga KU Leuven y SciSports  nëpërmjet të cilit përcaktuan sesa ndikon presioni te futbollistët dhe sesi e përballojnë ata momentin e stresit kompetitiv. Në këtë aspekt janë analizuar 7000 ndeshje të 7 kompeticioneve dhe rezulton se Kristiano Ronaldo është totalisht imun ndaj presionit; rendimenti i tij është konstant  në cdo moment  të ndeshjeve, ndërkohë që krejtësisht e kundërta ndodh me Nejmarin. Sipas studiuesve, braziliani gjithnjë merr vendimet më të këqija në fushën e lojës kur është nën presion.

Një tjetër e dhënë interesante në këtë studim është ajo që ka të bëjë me Sergio Agueron me argjentinasin që jep gjithnjë më të mirën pikërisht kur është nën presion teksa merr edhe vendimet më të mira gjatë sfidës. pak a shumë e njëjta gjë ndodh edhe me Luis Suarez i cili duket se nuk ndikohet shumë nga presioni në marrjen e vendimeve, por problemi i uruguajanit në këtë pikë qëndron te ekzekutimi i sulmeve.

sfidanti.al