E thotë France Football: Reali i Madridit, klubi më i rëndësishëm në botë.

Reali i Madridit është skuadra që ka prestigjin dhe rëndësinë më të madhe në botë. Ajo që e thotë këtë është pikërisht Francë football që ka përpiluar një klasifikim të 30 klubeve me më peshë dhe më të dashura në botë sigurisht duke u bazuar në disa kritere. Kriteret në të cilat France Football është bazuar në studimin e saj janë; titujt e fituar kolektivë, trofetë individualë, impakti që cdo klub ka në botë, aktivitetet në rrjetet socoale, të ardhurat, niveli i shitjeve të fanelave, blerjet në merkaton e transferimeve, vlera që cdo klub ka në merkato apo dhe te numri i futbollistëve kampionë bote që kanë në radhët e tyre.

Cdo kriter ka një kuotë të përcaktuar pikësh dhe pas mbledhjes së tyre është përpiluar edhe klasifikimi. Reali i Madridit është në vendin e parë i ndjekur nga rivalët historikë të tij të Barcelonës në vendin e dytë, ndërkohë që podiumin e plotëson Mancester Junajtid në vendin e tretë. Pas tyre klasifikimi i klubeve më të rëndësishëm e më prestigjiozë vijon me Bajernin e Mynihut, Liverpulin, Juventus dhe Paris Sën Zhermen. Dhjetëshja plotësohet me 3 klube angleze, Celsin, Mancester Sitin dhe Arsenalin

sfidanti.al