E thotë Forbes; Liverpul pranë një akordi me kompaninë Nike

Liverpul është shumë pranë nënshkrimit të një kontrate shumëmilionëshe me kompaninë e njohur të veshjeve sportive Nike, një lajm ky që publikohet nga revista Forbes e specializuar në cështjet e transaksioneve mes kompanive

Klubi kampion i Evropës në fuqi, aktualist ka një kontratë me kompaninë Neë Balance që skadon në fund të këtij sezoni dhe duket se Nike do të marrë përsipër të jetë sponsori teknik i The Reds duke nisur nga sezoni 2020/2021
Revista ‘Forbes’ thekson se kontrata e re do ta bëjë Liverpulin si klubim me më shumë të ardhura në këtë aspekt në Premier League duke lënë pas Mancester Junajtid që mban rekordin aktual përsa i përket futbollit anglez.

Ajo që të bën përshtypje është se ky lajm bëhet i ditur pikërisht në momentin kur Liverpuli lajmëroi se do të rimodelojë Anfield Road dhe të rrisë kapacitetin e tij në më shumë se 60 mijë vende.

sfidanti.al