E thonë në Angli: Mancester Junajtid është gati të bëjë cmenduri për Nejmar

Nejmar tashmë ka nisur punën për riaftësimin e tij nga dëmtimi në këmbën e djathtë që do ta mbajë larg fushave të lojës për shumë kohë që do të thotë se braziliani nuk do të jetë në përballjet e Paris Sën Zher,menit me Mancester Junajtid në Ligën e Kampioneve. Janë pikëriht ‘djajtë e Kuq’ ata që kanë vendosur të hedhin suytë nga sulmuesi 27 vjecar për ta sjellë atë në Old Trafford në muajt e verës së ardhshme. lajmi pubnlikohet nga ‘Daily record’ sipas të cilit, drejtuesit e Mancester Junajtid tashmë janë në dijeni të dëshirës së Nejmar për t’u larguar nga paris Sën Zhermeni dhe do të kërkojnë të shfrytëzojnë këtë fakt për të provuar blerjen e kartonit të tij.

Problemi në këtë pikë qëndron te Nejmar i cili ëndërron kthimin te Barcelona, pavarësisht deklaratës së presidentit Bartomeu se futbollisti e babai i tij nuk e kishin kontaktuar për një transferim të tillë. Ndërkaq mësohet se Mancester Junajtid duket se e ka bërë hapin e parë në tentativën e tij për të bindur Nejmar që të pranojë kalimin në premier League për të qenë sërish një futbollist i lumtur.

sfidanti.al