E rrallë në Lituani-Maltë! Arbitri akuzon futbollistët për trukim!

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka nisur një hetim serioz, për shkak të mundësisë së madhe se rezultati i ndeshjes kualifikuese e Kupës së Botës 2018, mes Lituanisë dhe Maltës, 2:0, ka qenë paracaktuar qysh më parë. Të dy golat e kësaj ndeshjeje u shënuan në 15 minutat e fundit. Ja se çfarë thotë portieri i Maltës, Endrju Hog:

“Para fillimit të ndeshjes, në dhomën e zhveshjes, erdhi gjyqtari që i paralajmëroi të gjithë lojtarët për ndonjë fiksim që më parë të kësaj ndeshjeje. Me të vërtetë, ishte një situatë aspak e pëlqyeshme dhe e befasishme, sepse ai, në fakt, pothuajse na akuzoi për manipulimin e ndeshjes. Nuk e kisha idenë se përse po fliste ai. Kështu që unë mendova se, në rast se bëj ndonjë gafë e pësoj gol, do të përfundoj në burg! Për fatin tim të mirë, për të dy golat që pësova, unë nuk kisha asnjë faj, pasi, më të vërtetë, nuk mund t’i pengoja dot ata, ndërsa bëra edhe disa pritje të mira”, thote portieri i Maltës.