E perbashketa e LeBron Xhejms dhe Mesit; fitojne…duke ecur ne fushe

Me te miret ne fushen e lojes jo gjithmone jane ata qe vrapojne me shume dhe jo ata qe shfaqen ne çdo cep te fushes per te fituar me shume protagonizem. Me te miret shpesh jane ata qe rezultojne vendimtare ne sfidat e tyre edhe vetem duke ecur.

Barcelona e ka shembullin me te mire, Lionel Mesin. Sulmuesi argjentinas nuk eshte me aq shperthyes si ne fillimet e tij ndersa ne basketboll shembulli eshte LeBron Xhejms. Ylli i Klivlendit, tashme 33 vjeçar, 78.7% te ndeshjeve i ka luajtur ndeshjet e playoffit duke ecur ne parket. Ky eshte perfundimi i nje studimi te kryer nga ‘Second Spectrum’ qe zbuloi edhe statistikat e Mesit. Argjentinasi p.sh ne ndeshjen e fazes se pare me Realin e fituar 3-0 nga Barcelona, 83% te kohes u pa duke ecur, beri sprint ne 1,15% te kohes, ndersa 4.95% te kohes i kaloi duke vrapuar.

Kjo tregon se yjet e medhenj te sportit gjithnje zgjedhin momentin e duhur per te qene vendimtare per ekipet e tyre si dhe dine qe te ruajne formen optimale te tyre gjate gjithe sezonit.

Sfidanti.al